image E rëndë, polici vret djalin e tij 24-vjeçar në Itali

Evropë

E rëndë, polici vret djalin e tij 24-vjeçar në Itali

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku babai ka vrarë djalin e tij në moshën 24 vjeçare.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Raffadali, në zonën Agrigento, ku ka mbetur i vdekur , Vincenzo Gabriele Rampello.

Gaetano Rampello, 57 vjeç,  i cili ishte ndihmës shefi i koordinatorit të policisë së shtetit në shërbim të Departamentit të 10-të Mobile të Katanias, është arrestuar.

Ai është kapur nga autoritetet ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi.

Deri tani nuk dihet arsyeja e ngjarjes, ndërsa policia po i heton rrethanat e vrasjes. /Gazeta Sinjali/