Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 17 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, në mesin e të cilëve edhe një 23-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet, gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 1 mijë e 347 raste të reja me koronavirus.
Në Shkup – 643, Kumanovë – 90, Prilep – 85, Veles – 61, Ohër – 56, Manastir – 50, Kavadar – 47, Tetovë – 40, Gostivar – 35, Gjevgjeli – 34, Shtip – 30, Strumicë – 25, Negotinë – 19, Koçan – 15, Kërçovë – 13, Radovish – 12, Probishtip – 8, Strugë, Kriva Pallankë, Resnjë, Dellçevë, Vinicë dhe Valandovë nga 7, Sveti Nikollë, Dibër dhe Makedonski Brod nga 6, Berovë, Bogdanci, Demir Kapi dhe Demir Hisar nga 4, Krushev dhe Pehçevë nga 3, Kratovë – 2.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se janë shëruar 451 pacientë të cilët ishin të infektuar me COVID-19./Gazeta Sinjali/