image 17 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Kosovë

Shëndetësi/ 17 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

news image

Sot, janë regjistruar 17 raste të pickimit nga rriqrat në Komunën e Malishevës.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një njoftimi në Facebook, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK)

“Instituti Kombëtar në bashkëpunim me Komunën e e Malishevës ka regjistruar fillimin e pickimeve të rriqrave. Sot në QKMF Malishevë profesionistët shëndetësor kanë raportuar për 17 pickime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Me këtë rast, IKSHPK dhe QKMF Malishevë apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:/Gazeta Sinjali/

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.