Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të datës 28 maj 2021, po trajtohen 160 pacientë me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas SHSKUK, 66 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19. 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 125 janë në oksigjenoterapi.
Më poshtë gjeni njoftimin zyrtar:
Në QKUK janë të shtrirë 96 pacientë:
4 pacientë janë në gjendje të rënduar
34 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
81 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 31 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë:
32 të konfirmuar pozitivë
44 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë. /Gazeta Sinjali/