image 16 vjet nga vdekja tragjike e ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski

Rajon

Përvjetori/ 16 vjet nga vdekja tragjike e ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski

news image

Sot bëhen 16 vite nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit.

Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, ndodhej në bordin e një aeroplani që u rrëzua më 26 shkurt të vitit 2004 në pjesën jugore të Bosnje-Hercegovinës.

Ngushëllime për Trajkovskin kishin vërshuar nga e gjithë bota. Sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Colin Powell, përshëndeti përpjekjet e tij për të zbutur tensionet etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Sekretari i Përtgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, e cilësonte presidentin Trajkovski një evropian të vërtetë, i cili punoi për qëndrueshmërinë në gjithë rajonin.

Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, vuri në dukje atë që ai e cilësoi si aftësitë udhëheqëse të Trajkovskit kur vendi i tij përballej me luftë.

Boris Trajkovski u zgjodh president i Maqedonisë në vitin 1999. /Gazeta Sinjali/