16 studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” i janë bashkuar ekipit të vaksinimit kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të këtij universiteti.
“Studentët vullnetarë të UP-së, që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë, u bënë pjesë e ekipeve mjekësore, duke dëshmuar profesionalizëm e vullnet për të ndihmuar qytetarët dhe vendin në tejkalimin e situatës së krijuar”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/