Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 79 numrin e të infektuarve.
4 nga 8 rastet e konfirmuara së fundi janë raste kontakti, njofton IKSHPK, shkruan Gazeta Sinjali.
Instituti ka njoftuar se 1514 kontakte janë kontaktuar dhe janë në mbikqyrje për të parë nëse do të ketë simptoma dhe raste të reja.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1514 kontakte të rasteve”, njofton IKSHPK.
“Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën”, është apeli i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Gazeta Sinjali/