image 15 vjet më parë iku pas një aksidenti me shumë viktima, arrestohet shoferi i autobusit

Botë

15 vjet më parë iku pas një aksidenti me shumë viktima, arrestohet shoferi i autobusit

news image

Është arrestuar shoferi i një autobusi turistësh, i cili në vitin 2007 iku nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti të rëndë, në të cilën humbën jetën shumë persona, e u lënduan shumë të tjerë, për të cilin ai konsiderohej fajtor.

52-vjeçari u arrestua në Bangkok për pakujdesinë që çoi në aksidentin në “Autostradën e Miqësisë” 15 vjet më parë, shkruan The Thaiger.

Aksidenti ndodhi kur ai ishte duke vozitur mes Bangkokut dhe Mahasarakham si shofer autobusi për kompaninë Sena Nikhom.

Ai kishte qenë duke vozitur me shpejtësi, derisa një kamion me 10 rrota u ndal përpara autobusit i cili nuk mundi ta ngadalësonte shpejtësinë.

Ai po përballet me akuza të shumta duke përfshirë arratisjen nga skena e një krimi dhe drejtimin e pakujdesshëm që rezultoi në lëndim, plagosje të rëndë dhe vdekje të disa personave.

Pas arrestimit, raportohet se ngasësi i autobusit i ka pranuar të gjitha këto akuza./GazetaSinjali/