image 15-vjeçarja shkon në shkollë me flokët e lyera rozë, përjashtohet

Botë

Angli/ 15-vjeçarja shkon në shkollë me flokët e lyera rozë, përjashtohet

news image

Përjashtim nga mësimi dy ditë pasi është prezantuar në shkollë me flokët e lyer ngjyrë rozë. Ky është dënimi që ka marrë 15-vjeçarja angleze Savannah Sharp nga Stoke-on-Trent, në Angli, e cila akuzohet nga St Peter’s Academy që ka thyer rregullat e shkollës.

Por nëna e saj Rachel, 48 vjeç, ka kundërshtuar dënimin duke thënë: Vajza ime vuan nga ankthi dhe depresioni dhe kjo ishte një mënyrë për ti ngritur moralin në vend që ajo të lëndonte veten. Ankesave të mia shkolla i është përgjigjur duke thënë që Savannah duhet t’i lyejë flokët me të zezë, por unë kam refuzuar. Ky është një dhunim i të drejtave të saj për t’u shprehur’, ka thënë gruaja.

Vendimit të marrë nga shkolla, në lidhje me vajzën për look-un e saj, nëna e zemëruar, i ka kërkuar drejtorit të shkollës të pezullojë dënimin.
’Ngjyra e flokëve të saj nuk ka asnjë impakt në sjelljen e saj ka shpjeguar. Personat me flokë të lyer dhe tatuazhe e bëjnë mirë punën e tyre. Vajzës sime i është ndaluar të studiojë dhe mësoje. Ngjyra e flokëve të saj është një rozë e lehtë, e cila në fund do të zbehet, por kjo do ta bëjë të ndjehet mirë me veten, ndërsa më parë për shkak të problemeve mendore, ajo kishte tentuar të vet lëndohej.

Duke mbyllur reagimin e saj për mediat lokale nëna e Savannah thotë: Nuk kuptoj se si ngjyra e flokëve mund të influencojë në aftësitë e saj për mësim, ndërsa dënimi ka një ndikim të ri në humorin e saj, ajo tani është shumë e zemëruar dhe e bezdisur. Nuk donte të humbte mësimet e anglishtes dhe matematikës dhe përgatitjet për provime. Shkolla nuk duhet të dhunojë të drejtën e saj për t’u shprehur-ka nënvizuar nëna. Vajza është paraqitur në klasë me uniformë të pastër, e gatshme të mësojë dhe të respektojë mësuesit e saj. Kjo është ajo që vlen më shumë’.