COVID-19

Të infektuar

1052

Të shëruar

820

Të vdekur

30

Botë/ 15-vjeçarja grabitet dhe rrahet brutalisht nga 20 persona

news image

Një vajzë 15-vjeçare është rrahur dhe grabitur nga një grup prej 20 adoleshentësh në Brooklyn të New York-ut.

Ky moment tronditës është regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në rrugë, ku shihen 20 adoleshentët duke e ndjekur dhe e hedhur përtokë vajzën, më pas  duke e shkelmuar dhe goditur brutalisht.

Pjesa më e madhe e grupit kishin tentuar që të largoheshin, ndërsa  njëri prej tyre kishte arritur t’i marrë atletet e vajzës dhe telefonin e saj. Menjëherë pas ngjarjes vajza është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Brooklyn.

Raportohet se sulmi ndaj 15-vjeçares mund të jetë një akt hakmarrës. Megjithatë, zbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje mbetet ende e paqartë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: