image 15-vjeçari me emrin Ronaldinjo dhe një tjetër i mitur zhduken në Gjakovë

Kosovë

15-vjeçari me emrin Ronaldinjo dhe një tjetër i mitur zhduken në Gjakovë

news image

Që nga mëngjesi i djeshëm 15-vjeçari nga Gjakova me emrin Ronaldinjo Sopjani është zhdukur.

Sipas familjarëve të djaloshit, ai ka dalur dje në mëngjes më një shok i cili i përket komunitetit rom, dhe më nuk janë kthyer asnjëri prej tyre.

“Ka dalë dje në mëngjes nga shtëpia më shokun e tij të së njëjtës moshë dhe më nuk janë kthyer, rastin e kemi lajmëruar në polici”, ka thënë vëllai i të zhdukurit.

“Mosha është gabuar në përshkrimin e fotografisë pasi Ronaldinjo është 15-vjeçar”, ka thënë vëllai i tij.

Sipas tij , Ronaldinjo nuk vijon mësimin pasi që nga klasa e 7-të ka ndërprerë shkollën.