image 15 orë brenda frigoriferit në temperatura -25, zbulohet vdekja e tmerrshme e 39 personave që u nisën për Britani

Botë

15 orë brenda frigoriferit në temperatura -25, zbulohet vdekja e tmerrshme e 39 personave që u nisën për Britani

news image

Lajmi i djeshëm nga Britania e Madhe, ku tregonte për vdekjen e 39 personave shokoi mbarë botën. Viktimat u gjetën pa shenja jete brenda një kamioni.

Ekspertët kanë filluar hetimet dhe bëhet e ditur se viktimat kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme. 38 të rinj dhe një adoleshent kishin si denstinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale.

Ata hipën në kamion për të mbërritu në destinacion, por mbërritën të vdekur në Britaninë e Madhe. Ekspertët thonë se emigrantët u futën brenda frikoriferëve. Mendohet se temperaturat brenda frigoriferit kanë qenë -25 gradë celscius.

Ekspertët thonë se thirrjet e tyre për ndihmë ranë në vesh të shurdhët pasi shoferi nuk i dëgjonte dot. Vdekja e tyre ishte e ngadaltë dhe e tmerrshme pasi kaluan mbi 15 orë udhëtim në temperatura -25 gradë celcius.

Kur kamioni mbërriti në Britaninë e Madhe, nuk kishte gjë tjetër veçse një ‘tufë’ me trupa të vdekur./Gazeta Sinjali/