image 14 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shëndetësi

14 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar 6 mijë e 882 mostra të dyshimta, prej të cilave 368  kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Në raportin e fundit të publikuar nga kjo ministri bëhet e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 1 mijë e 382 pacientë, të cilët ishin të infektuar me këtë virus.

Raste aktive në vendin tonë janë 13 mijë e 473./GazetaSinjali/