Gjatë 24 orëve të fundit, koronavirusi ua ka marrë jetën 13 qytetarëve në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bilancin e fundit.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shënuar 99 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 152 pacientë. /Gazeta Sinjali