image 13 ushtarët ukrainas që shanë anijen luftarake ruse janë gjallë

Botë

13 ushtarët ukrainas që shanë anijen luftarake ruse janë gjallë

news image

13 ushtarët ukrainas që shanë anijen luftarake ruse në Ishullin e Gjarpërinjve, raportohet se nuk janë vrarë, thotë marina ukrainase.

Ata thonë se u kapën robër nga pushtuesit rusë.

“Ne jemi shumë të lumtur që mësojmë se vëllezërit tanë janë gjallë dhe shëndoshë”, shkroi marina ukrainase.

Kujtojmë se ditën e parë kur forcat ruse shkelen tokën ukrainase, BBC raportoi se një anije luftarake ruse vrau 13 ushtarë të Ukrainës në Ishullin e Gjarpërinjve.

13 ushtarët ukrainas shanë anijen ruse, teksa iu bë thirrje që të dorëzohen, dhe pas kësaj u shkëput çdo kontakt me ta.

/GazetaSinjali/