image Digjet i gjallë brenda shtëpisë i moshuari në Patos

Shqipëri

Digjet i gjallë brenda shtëpisë i moshuari në Patos

news image

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Verbas të Patosit duke djegur brenda një të moshuar.

Mediumi abcnews mëson se viktimë është 73-vjeçar, me inicialet S.S., i cili jetonte i vetëm në shtëpi.

Policia dhe zjarrfikësit shkuan shpejt aty, por pa mundur të shpëtonin të moshuarin.

Policia po heton shkaqet e zjarrit.

/GazetaSinjali/