image 13 aksidente për një orë, gjendja e të lënduarve dhe shkaqet

Kosovë

Policia/ 13 aksidente për një orë, gjendja e të lënduarve dhe shkaqet

news image

Sot në intervalin kohor, nga ora 17:20 deri në orën 18:40, në magjistralen Prishtinë – Pejë nga lokacioni Kroni i Mbretit deri te mbikalimi në Komoran, në dy drejtimet e rrugës kanë ndodhur 13 aksidente trafiku. Gjashtë nga këto aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, raporton Sinjali. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Por si u shkaktuan këto aksidente brenda një kohe kaq të shkurtër?

“Deri te aksidentet dyshohet se ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut dhe kushteve krijuara në rrugë, me ç’rast disa nga vozitesit nuk e kanë pershtatur shpejtësinë me  kushtet e rrugës.  Ata nuk kanë mbajtur distancëne mjaftueshme ndermjet automjeteve për të shmangur aksidentet. Qarkullimi në këtë aks rrugor është zhvilluar me vështersi dhe janë krijuar kolona të gjata”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Sinjalin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipet e zjarrëfikësve, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve si dhe autoambulancat.

“Pas orës 19:00 qarkullimi i automjetevene në këtë aks rrugor ka filluar të normalizohet dhe policia ka kryer procedurat e nevojshme për aksidentet e evidentuara”, tha policia.

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES, KLIKO KËTU:

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel te qytetarët për kujdes në komunikacion, me qëllim që të parandalohen aksidentet.

Ndryshe, tashmë secila veturë e aksidentuar do t’i nënshtrohet procesit të homologimit të kompania “Eurolab” në pronësi të Devollëve. Ky vendim është marrë nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe Drejtori i Policisë Rashit Qalaj./Sinjali/