image 127 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19 në shtatë ditët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

127 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19 në shtatë ditët e fundit në Kosovë

news image

Më 13 mars të vitit të kaluar, në Kosovë u regjistruan rastet e para me COVID-19, pasi gati e gjithë bota ishte kapluar nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas një rritje të madhe që shënoi koronavirusi gjatë muajve të verës, në javët e fundit ka pësuar rënie, si nga rastet pozitive ashtu edhe nga numri i viktimave.

Vetëm në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 127 raste të reja, shkruan Sinjali.

Ndërsa për të njëjtën periudhë janë shënuar tri vdekje.

Mirëpo është rritur numri i të vaksinuarve për mbrojtje ndaj COVID-19. Deri tani janë administruar më shumë se një milion e pesë qind mijë doza të vaksinës.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 439. Komuna me më së shumti raste aktive është ajo e Prishtinës me 105 raste.

/GazetaSinjali/