Lufta në Ukrainë ka lënë të vrarë 121 fëmijë deri më tani, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm të mërkurën në një mesazh në Telegram, duke shtuar se numri i fëmijëve të plagosur ishte 167.
Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi viktimat civile që nga ora 22:00 më 21 mars regjistroi dy mijë e 510 viktima civile, duke përfshirë 953 të vrarë dhe një mijë e 557 të plagosur.
Nga 953 që janë vrarë, sipas agjencisë 192 janë burra, 142 janë gra, 12 vajza dhe 26 djem, si dhe 40 fëmijë dhe 541 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.