Policia e Kosovës njofton se një person ka rënë pre e mashtrimit për rregullimin e një vize gjermane.
Personi në fjalë ka paguar 1 mijë e 200 euro për rregullimin e vizës.
Mirëpo, policia ka arritur ta arrestojë personin që dyshohet se mashtroi viktimën.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.06.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili i ka premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane dhe i ka marrë shumën prej 1,200 euro dhe më nuk i është përgjigjur. /Gazeta Sinjali/