12 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa rreth 30 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në një ndërtesë qeveritare në qytetin portual të Mykolaiv në jug të Ukrainës.
Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych, ka thënë për BBC-në se nuk kishte personel ushtarak në ndërtesë.
“Kishte vetëm roje. Të gjithë njerëzit tjetë ishin vetëm punonjës zyre”, tha Senkevych.
Ai mendon se forcat ruse mund të kenë qenë duke u përpjekur të synojnë guvernatorin rajonal, Vitaliy Kim, i cili nuk ishte aty në atë kohë.
Ai thotë: “Aktiviteti i tij mediatik, me siguri, nuk është duke i ndihmuar rusët në frymën e trupave të tyre, kështu që unë mendoj se pati një goditje ndaj tij.”