Nëse mendon që asnjëherë nuk je turpëruar në vendin e punës, është koha të mendosh dy herë. Të turpërohesh në punë, nuk do të thotë vetëm të bësh veprime që i bëjnë të tjerët të qeshin me ty, por ka një numër të shprehive, e disa edhe të heshtura, megjithëse nuk kalojnë pa u vënë re.
Këtu janë 12 shprehitë që i bëjnë njerëzit të ndihen jo rehat dhe të turpërohen në vendin e punës.
Vendosja gabim e orarit të takimit
Imagjinoni sikur të gjithë të shfaqen në kohën dhe ditën e gabuar në takim, e gjithë kjo për fajin tuaj! Kjo nuk është thjesht diçka e turpshme, por edhe një dëmtim karriere, sidomos nëse puna juaj është që të planifikoni gjëra.
Dërgimi i emailit te personi i gabuar
Nëse nuk ju ka ndodhur ende, atëherë është koha të ndiheni me fat. Që tani e tutje duhet t’i rishikoni marrësit e mesazheve dhe emailave përpara se ta shtypni butoni “dërgo”. Imagjinoni se sa e turpshme do të ishte të dërgoni ndonjë mesazh që flet keq për një person te dikush që nuk e ke pasur qëllimin për ta nisur për të!
Dërgimi i fotove të panevojshme te shefi ose grupi me ekipin
Mbase kjo është pjesa me e vështirë që mund t’i ndodhë dikujt, sa është në marrëdhënie pune. Ju mund të filloni ta merrni veten “me të mirë”, por pavarësisht kësaj do të bëheni temë diskutimi.
Përdorimi i tualetit për gjithçka
Asnjëherë mos mendoni që jeni vetëm në tualet. Edhe pse mund të mendoni, ky nuk është vendi ku mund të ndiheni rehat, që të bëni thirrje personale ose të flisni keq për kolegët e punës. Një shprehi tjetër e turpshme në vendin e punës është bllokimi për një kohë të gjatë i tualetit, sepse të gjithë do të fillojnë të ankohen te njëri tjetri.
Thyerja e makinerisë së kafesë
Është e sigurt që nëse ndonjëherë e keni “fatin” t’ju ndodhë kjo gjithmonë do t’jua përmendin kolegët. Madje, kolegët do të bëjnë shaka sa herë që do t’ia afrohesh makinerisë së kafesë.
Gabime të identitetit
Shprehitë që ju turpërojnë në vendin e punës sigurisht që janë të falshme, por gjithsesi mbesin irrituese. Kjo fillon nga përdorimi gabimisht i emrit dhe titullit kur, i referoheni dikujt, duke ua harruar emrin e kolegëve.
Fjetja gjatë takimit
Besoni ose jo kjo ndodhë në vendet e punës. Nuk ka asgjë më të turpshme se sa, shefi ta ndërpresë takimin për t’ju zgjuar. Thjesht sigurohuni, të keni një arsye të mirë dhe të mos e përsëritni më!
Veshjet e papërshtatshme
Të shkoni në një takim me ndonjë nga klientët e të keni veshje plotësisht të papërshtatshme, me dekolte shumë të hapur, me këpucë të çuditshme, kjo do t’ju bëjë që të vlerësoheni për jo profesionalizëm dhe të dukeni qesharakë.
Të teshtini gjersa jeni duke ngrënë
Jo vetëm që është turpshme por, edhe jo higjienike dhe neveritëse. Imagjinoni veten duke u përpjekur ta mbani teshtimën gjersa jeni duke u ushqyer me kolegët e punës! Ushqimi i pa përtypur, do të fluturojë nëpër dhomë duke i bërë kolegët t’iu humbasë oreksi. Epo, ka edhe persona që nuk ndihen keq për këtë gjë e as nuk mundohen ta mbajnë teshtimën gjersa janë duke ngrënë.
Ta uroni kolegen duke menduar që është shtatzënë
Mos e uroni dikë që është shtatzënë derisa ta thotë vetë! Nëse ajo nuk është e ju e uroni do të nxitni reagim të keq.
Shaka të thata
Rrotullimet e syve nuk janë të vetmet shenja që shakaja juaj ishte e pakripë. Shenja më e madhe është që askush nuk qeshë më shakanë tuaj. Me shumë mundësi që turpi do t’ju mbulojë. /KP/