image 12 persona rrahen brenda 24 orëve

Kosovë

Policia/ 12 persona rrahen brenda 24 orëve

news image

Policia e Kosovës poërmes raportit 24 orësh ka njoftuar se 12 persona janë sulmuar fizikisht e për këto rast janë arrestuar 9 persona. Ngjarjet kanë ndodhur në Gjakovë, Prishtinë, Kaçanik si dhe Klinë.

Në Gjakovë policia ka arrestuar  pesë persona  pasi që janë përleshur fizikisht mes vete, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se dy meshkuj K-Shqiptarë, tre meshkuj K-Rom dhe një mashkull K-Ashkali pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes veti. Të dyshuarit  janë dërguar në  tretmanit mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit   janë arrestuar  dhe pas intervistimit   pesë persona të dyshuar  janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa një i dyshuar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raporton e policisë, shkruan Gazeta Sinjali

Në Prishtinë dy persona janë sulmuar fizikisht nga të dyshuar ende të pa njohur për policinë.

“Raportohet  se dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman   mjekësor në QKUK  e më pas jenë lëshuar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Kaçanik janë arrestuar 2 të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mos marrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi  që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF-Kaçanik. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”.

Edhe në Klinë 2 persona janë përleshur fizikisht mes vete, e për këtë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar.

Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë dhe viktimës mashkull K-Shqiptar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit njëri është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Sinjali/