image 12 persona me "Down Syndrom" po bëjnë punë praktike në Mitrovicë

Sociale

12 persona me “Down Syndrom” po bëjnë punë praktike në Mitrovicë

news image

12 persona me Sindromen Down, po bëjnë punë praktike në bizneset private të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të “Down Syndrom Kosovë”, në kuadër të masës 1.6 të mbështetur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, 86 persona me aftësi të kufizuara janë angazhuar të bëjnë punë praktike në biznese private e OJQ të ndryshme.

 “Ermelinda asistente në farmaci, Gëzimi asistent i stomatologjisë, Gentriti asistent në farmaci, Shpetimi në librari, Endriti në gastronomi etj.

Puna praktike do të realizohet për periudhën 3 deri në 6-mujore”, thuhet në njoftim.

Postimi i Plotë:

Ne kuadër të Masës 1.6 mbështetur nga Ministria Financave Punës dhe Transfereve, DSK ka angazhuar  për punë praktike ne biznese private, OJQ, 86 persona me aftësi të kufizuar.

Ne kuadër të këtij programi 12 persona me sindromë Doën nga qendra jonë në Mitrovicë janë duke kryer punë praktike në disa biznese të profileve të ndryshme si: Ermelinda asistente në farmaci, Gëzimi asistent i stomatologjisë, Gentriti asistent në farmaci, Shpetimi në librari, Endriti në gastronomi etj.

Puna praktike do të realizohet për periudhën 3 -6 mujore.

/GazetaSinjali/