image 12 ngjarjet që janë paralajmëruar të ndodhin sot

Kosovë

12 ngjarjet që janë paralajmëruar të ndodhin sot

news image

Sot në Kosovë pritet të zhvillohen 12 aktivitete të ndryshme.

Sinjali ju sjell njoftimin e plotë me detaje për të gjitha ngjarjet.

-Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj – Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00) 

– Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve  të UÇK-së për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)

– Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

– Kuvendi Komunal i Prizrenit, do të mbajë mbledhje urgjente me rend dite “Kërkesë për shtyrjen e vendimit për ekzekutim të largimit nga zyrat partitë politike”. (Salla e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

– Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutimin virtual me temën “Strategjia Kombëtare për Zhvillim: arritjet, ngecjet dhe pritshmëritë”. (https://zoom.us/j/95302971166?pëd=L2txdË5NSklnc0JPZDBRaTJëeË1HQT09, ora 10:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërdarjen e kompjuterëve dhe të llaptopëve të dhuruar nga KFOR-i Italian, për nxënësit e shkollës në fshatin Mushnikovë. (Fshati Mushnikovë, ora 10:30)

– Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

– Rrjeti i Grave të Kosovës së bashku me UN women të organizojnë lansimin e raportit më të ri “Një ulëse në tryezë: Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”. (Përmes https://zoom.us/j/93253313475, ora 11:00)

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe  Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bën publikimin e raportit “E drejta për të vërtetën  viktimat pa emër”. (https://us02ëeb.zoom.us/j/83534803431?pëd=SjhrZmhNZVRyUVdEanZIMmxLZTlOZz09, ora 13:00)

– Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:30)

/GazetaSinjali/