Deri më tani në Kosovë janë testuar gjithsej 23 mijë e 780 persona të dyshimtë për koronavirus, prej të cilëve 2 mijë e 878 kanë rezultuar pozitiv ose 12.1% e të testuarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej rasteve pozitive, 1 mijë e 577 të infektuar janë shëruar plotësisht nga ky virus, ndërsa 51 të tjerë kanë ndërruar jetë.
“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Testimet për COVID-19 në Kosovë filluan më 8 shkurt, ndërsa dy rastet e para me këtë virus u regjistruan më 13 mars./Gazeta Sinjali/