Numër më i vogël i aksidenteve kanë ndodhur gjatë muajit janar të këtij viti për dallim nga viti 2021, në Ferizaj.
Kështu ka bërë të ditur policia rajonale e komunikacionit rrugor.
Sipas të dhënave për muajin janar, gjatë vitit 2021, në Kosovë si pasojë e aksidenteve kishin ndërruar jetë tre persona, ndërsa krahasuar me këtë vit fatmirësisht nuk ka ndërruar jetë asnjë person.
Në vitin që lamë pas, gjatë muajit të parë të vitit kishin ndodhur 81 aksidente, prej tyre 51 më të lënduar. Ndërsa, 27 me dëme materiale.
Kurse, në vitin 2022 gjatë muajit janar, kanë ndodhur 74 aksidente, prej tyre 53 me të lënduar, kurse 21 me dëme materiale.
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë vitit 2021, ka shqiptuar gjithsej 2,176 gjoba dhe ka hequr patentë shoferin 12 vozitësve.
Ndërsa, kjo shifër gjatë vitit 2022 është shumë më e madhe, pasi që në muajin janar policia ka shqiptuar 3,924 gjoba dhe ka hequr 113 patentë shofer.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhëna nga policia: