image 110 raste të reja dhe një i vdekur nga koronavirusi në shtatë ditët e fundit në Kosovë

Shëndetësi

110 raste të reja dhe një i vdekur nga koronavirusi në shtatë ditët e fundit në Kosovë

news image

Kosova, si shumë shtete tjera, qysh prej vitit të kaluar po përballet me pandeminë e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Për dallim nga muajt korrik e gusht, gjendja me COVID-19 në muaj shtator e tetor është qetësuar.

Sipas statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 110 raste të reja, 17 më pak se në javën e kaluar.

Ndërsa, si pasojë e infektimit me COVID-19, në këtë periudhë kohore ka vdekur një person, e në javën paraprake kanë vdekur tre.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar sot në orën 15:00, për 24 orë janë shënuar 19 raste pozitive e asnjë i vdekur.

Viktima e vetme e kësaj jave u shënua gjatë ditës së mërkurë, kur u regjistruan 21 raste pozitive.

/GazetaSinjali/