image 11 vjet nga protesta e 21 janarit në Tiranë

Shqipëri

11 vjet nga protesta e 21 janarit në Tiranë

news image

Sot shënohen 11-vite nga protesta e 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit në Tiranë.

Më 21 janar humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para kryeministrisë, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, që u dënua nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” .

Pas më shumë se një dekade nga ngjarja, prokuroria e Tiranës rinisi hetimet për 4 viktimat dhe plagosjen e 6 të tjerëve, raporton abcnews.al.

Policia dorëzoi në prokurori letër kërkesën, ku u kërkua ri-ekspertim hetimor, një ditë para mbushjes së dhjetë viteve nga ngjarja e rëndë./GazetaSinjali/