Në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet gjatë kësaj vere, nuk do të shohim disa nga yjet më të njohur, të cilët për shkak të lëndimeve apo përfaqësuesja e tyre nuk e ka arritur kualifikimin, shkruan Sinjali Sport.
Pjesë e kësaj liste janë disa nga lojtarët më të mirë në botë si Sergio Ramos, Erling Haaland dhe Virgil van Dijk.
Formacioni i mungesave të mëdha në Euro 2020 ka në portë Jan Oblak. Portieri i Atletico Madrid, kampion i sapo shpallur në La Liga, nuk është kualifikuar me Slloveninë e tij.
“The Sun” ka rreshtuar një mbrojtje me 5 lojtarë duke nisur nga Ëan-Bissaka në të djathtë dhe Mendy në të majtë. Në qendër është treshja e formuar nga Jerome Boateng, Virgil Van Dijk dhe Sergio Ramos.
Në mesfushë do na mungojnë magjitë e Isco, Pjanic dhe Milinkovic-Savic. Dy të fundit nuk janë kualifikuar me Bosnjën dhe Serbinë, ndërsa lojtari i Real Madrid është lënë jashtë nga lista e Spanjës.
Në sulm, “The Sun” ka zgjedhur eksperiencën e Zlatan Ibrahimoviq, i dëmtuar në fazën e fundit të kampionatit italian me Milanin, dhe të riun Erling Haaland, i sapo shpallur lojtari i vitit në Bundesligë.
Formacioni i futbollistëve më të mirë në botë që nuk do jenë pjesë e Evropianit që do mbahet në muajin e ardhshëm është ky: