Sot (e shtune) zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Takim tjetër i ditës së sotme është ai ndërmjet Llapit dhe Malishevës që zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.
Llapjanët janë formë të lartë, ku në 15 ndeshjet në të gjitha garat kanë vetëm një disfatë dhe synojnë ta vazhdojnë ecurinë pa humbje, gjersa në anën tjetër mysafirët nuk dinë për fitore në tre ndeshjet e fundit dhe rrezikojnë të hyjnë në zonën e kuqe.
Llapi me 36 pikë është në vendin e katërt, kurse Malisheva me 23 sosh pozicionohet në vendin e shtatë.
11-shet startuese janë publikuar: