Sonte në Kosovë janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 11 janë nga fshati Shushicë e Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj konfirmoi se të 11 rastet janë nga e njëjta familje.
Sipas tij, ata janë raste kontakti me personin i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, 3 ditë më parë.
“Po nga e njëjta familje. Raste kontakti me familjarin pozotiv para 3 ditësh”, tha Osmanaj./Gazeta Sinjali/