Sonte janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar kështu në 851 numrin e përgjitshëm të të prekurve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 5 raste të reja vijnë nga Mitrovica e Jugut, 3 nga Prizrenit dhe 3 raste të tjera nga Leposaviqi.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/