image 106-vjeçarja nga Filipinet bëhet modelja më e vjetër e “Vogue”

Botë

106-vjeçarja nga Filipinet bëhet modelja më e vjetër e “Vogue”

news image

Whang-Od ësht ylli i revistës Vogue Philippines për muajin prill, duke e bërë 106-vjeçaren  personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në kopertinën  e Vogue.

Whang-Od,  e njohur gjithashtu si Maria Oggay  ka përsosur artin e tatuazheve me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nga babai i saj. Whang-Od  persos tatuazhet vetëm duke përdorur një shkop bambuje, një gjemb nga një pemë pomelo, ujë dhe qymyr, nga luftëtarët indigjenë Butbut.

Tani, të huajt janë klientët më të shumtë të saj.

 “E fundit nga brezi i saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë  në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”, tha Vogue Filipine në një postim në mediat sociale.

Ajo mund tia kalojë artin vetëm të afërmeve të saj të gjakut dhe Whang Od ka disa vite që po mëson mbesat e saj Elyang Wigan dhe Grace Palicas.

“Miqtë e mi që bënin atuazhe kanë vdekur të gjithë,” tha Whang Od për CNN Travel në 2017.

“Unë jam e vetmja që kam mbetur gjallë që ende bëj tatuazhe. Por nuk kam frikë se tradita do të marrë fund sepse po mësoj mjeshtrit e ardhshëm të tatuazheve. Tradita do të vazhdojë për aq kohë sa njerëzit vazhdojnë të vijnë për të bërë tatuazhe”, shtoi ajo.

“Për sa kohë që mund të shoh, do të vazhdoj të bëj tatuazhe. Do të ndaloj sapo të mos shoh më qartë,” theksoi ajo.

Kryeredaktorja e Vogue në Filipine, Bea Valdes tha se stafi i botimit vendosën njëzëri që Whang-Od të dilte në kopertinë.

“Ne ndjemë se ajo përfaqësonte idealet tona për atë që është e bukur në kulturën tonë filipinase. Ne besojmë se koncepti i bukurisë duhet të evoluojë dhe të përfshijë fytyra dhe forma të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo për të cilën shpresojmë të flasim është bukuria e njerëzimit,” shtoi Valdes.

Para daljes së Whang-Od në Vogue të Filipineve, rekordi për modelen më të vjetër të kopertinës së Vogue mbahej nga aktorja Judi Dench, e cila u shfaq në ballinën e British Vogue në vitin 2020, në moshën 85-vjeçare./abcnews.al

/GazetaSinjali/