image Pas një 'beteje' të gjatë, Filipinet rritin moshën e pëlqimit seksual nga 12 në 16

Botë

Pas një ‘beteje’ të gjatë, Filipinet rritin moshën e pëlqimit seksual nga 12 në 16

news image

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka nënshkruar një projektligj që rrit moshën minimale të pëlqimit seksual nga 12 në 16 vjeç, tha zyra e tij të hënën, në një përpjekje për të mbrojtur të miturit nga përdhunimi dhe abuzimi seksual.

Deri më tani, Filipinet kanë pasur një nga moshat minimale më të ulëta në botë të pëlqimit seksual, pas moshës 11-vjeçare të Nigerisë, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), shkruan CNN.


Një studim i përbashkët i vitit 2015 nga UNICEF dhe Qendra për Burimet e Grave, tregoi se shtatë nga 10 viktimat e përdhunimit në Filipine ishin fëmijë.

/GazetaSinjali/