image 100 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19 në botë, vetëm 72 milionë janë shëruar

Botë

100 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19 në botë, vetëm 72 milionë janë shëruar

news image

Sot ka arritur në 100 milionë numri i personave që janë prekur me COVID-19 në mbarë botën, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është shifra totale e rasteve pozitive që janë konfirmuar zyrtarisht, pasi që ka pasur edhe shumë njerëz që e kanë kaluar këtë virus pa test dhe pa ndonjë simptomë serioze.

Vdekjet dhe shifrat zyrtare

Deri sot janë zyrtarisht 2 milionë e 146 mijë persona të vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Në Kosovë, sipas Institutit Kombëtare i Shëndetësisë, kanë vdekur 1 mijë 466 të vdekur.

Të shëruarit

Aktualisht rezultojnë 72 milionë njerëz të shëruar në gjithë botën. Janë ende aktive 25 milionë e 904 mijë raste ndër të cilët më shumë se 110 mijë janë në gjendje kritike.

Si është trendi ditor

Dy ditë më parë u raportuan mbi 600 mijë të infektuar nëpër botë dhe më shumë se 14 mijë të vdekur. Dje u njoftuan 486 mijë të prekur dhe 9800 jetë të shuara.

Sot deri në mbrëmje vonë raportohet një numër në rënie: 338 mijë të infektuar dhe 7260 të vdekur.

Ku ka më shumë të infektuar

Padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë njerëz të infektuar, 25 milionë e 800 mijë. Edhe viktima, më shumë se kudo në botë, gjithsej 430 mijë.

Shumë raste ka edhe India, 10 milionë dhe 153 mijë viktima. Brazili ka mbi 8 milionë të prekur dhe 217 mijë viktima.

Pas tyre renditen Rusia, Anglia, Franca, Spanja, Italia, Turqia, Gjermania, etj., praktikisht vendet më të pasura dhe më të industrializuara të Evropës dhe mbarë botës.

A ka vende pa COVID?

Po, ka! Janë një listë me shtete, më së shumti ishuj që nuk po e vuajnë koronavirusin. Kështu Ishujt Fixhi patën vetëm 55 të infektuar dhe 2 viktima. Laosi 44, pa viktima.

Sakaq janë disa shtete që e kanë mbyllur historinë e koronavirusit pasi infektimi atje nuk përhapet, si Anguila, Ishujt Marshall, Samoa, Mikronezia, Vanuatu./Gazeta Sinjali/