image 100 kilogramë drogë në garazh, arrestohet shqiptari në Itali

Siguri

100 kilogramë drogë në garazh, arrestohet shqiptari në Itali

news image

Guardia di Finanza e Pizës arrestoi në flagrancë një shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno, të cilit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.

Sipas mediave italiane, ka qenë qeni i drogës, i cili ka zbuluar drogën në një garazh pranë një godine, derisa po kalonte rrugës.

Pas kontrollit të garazhit, u zbulua sasia e madhe e lëndës narkotike, në total mbi 100 kilogramë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me precedentë të mëparshëm penale për trafikim të lëndëve narkotike.

Për shqiptarin është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

/GazetaSinjali/