image 100 ditët e Qeverisë Kurti, 50 prej tyre si e shkarkuar

Kosovë

Politikë/ 100 ditët e Qeverisë Kurti, 50 prej tyre si e shkarkuar

news image

Sot bëhen 100 ditë që kur o formua Qeveria Kurti, ndërkaq gjysmën prej tyre Albin Kurti e kaloi si kryeministër në detyrë.

Qeveria Kurti i votua në Kuvendin e Kosovës me 3 shkurt të këtij viti, teksa vetëm pas 53 ditësh, me 25 mars, ajo u rrëzua përmes mocionit të mosbesimit të ngritur nga LDK-ja, me 82 vota pro, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ndodhi, pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Ndërsa aryeja kryesore sipas LDK-së, ishte prishja e raporteve me aleatin kryesor, SHBA-në, ku këta të fundit kishin filluar të bënin edhe presion për heqjen e taksës pa reciprocitet.

Kurti nuk dëgjoi kërkesën e emisari të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, për heqjen e taksës pa vendosje të reciprocitetit, kjo gjë bëri që shumë diplomatë nga SHBA-ja, madje të konsiderojnë edhe heqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Ajo për çka tjetër do të njihet Qeveria Kurti, është shkarkimi i bordeve të ndërmarrjeve publike.

Kurti shkarkoi shumicën e bordeve të këtyre ndërmarrjeve, ndërkaq emëroi 4 anëtarë të partisë së tij, Vetëvendosje.

Bordi i drejtorëve të ujësjellsit rajonal “Prishtina”, Bordi i Telekomit të Kosovës, Bordi i Postës së Kosovës, Bordi i KEK-ut, Bordi i Ibër Lepencit dhe Bordi i Infrakosit, u shkarkuan nga kryeministri, tashmë në detyrë, Kurti.

Sa i përket dialogut, Kurti në Kuvend vazhdimisht theksonte se ekziton një marrëveshje e keqe për Kosovën për ndarjen e saj. Në një emision televiziv ai tha se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me homologun e tij Aleksandar Vuçiq i ishin gjuajtur hartës me thika.

Në anën tjetër, Kurti nuk ofroi zgjidhje për dialog, Kosova mbeti e bllokuar, ashtu siç kishte qenë edhe në të kaluarën me çështjet si “demarkacioni me Malin e Zi”, “asociacioni i komunave me shumicë serbe” dhe tema të tjera që do të ndiznin pasione nacionaliste.

Së fundmi Kurti përveç pakënaqësive ndaj veprimeve të presidentit Thaçi që i ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese, ai ka dërguar letra ankuese në drejtim të ndërkombëtarëve, si Komisionit të Venecias dhe para dy ditësh në Komitetin për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kundër dekretit të Thaçit për formimin e qeverisë me të mandatuarin pë kryeministër Avdullah Hotin.

Qeveria Kurti përveç që nuk bëri zgjidhje për temat e dialogut, demarkacionit, asociacionit, ajo rrezikoi seriozisht raportet me SHBA-të, siç nuk ishin asnjëherë më parë që nga paslufta, kur Kosova u çlirua nga NATO./ Gazeta Sinjali/