image 10 rastet e reja me koronavirus në Kosovë vijnë nga këto komuna

Kosovë

Pandemia/ 10 rastet e reja me koronavirus në Kosovë vijnë nga këto komuna

news image

Janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 2 raste janë nga Prishtina, 2 nga Vitia, dhe nga 1 rast nga Ferizaj, Kamenica, Skenderaj, Suhareka, Gjakova dhe Zveçani.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan”, njofton IKSHPK.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 387./Gazeta Sinjali/