image 1 orë e gjysmë pritje në Merdare për t’u larguar nga Kosova

Kosovë

1 orë e gjysmë pritje në Merdare për t’u larguar nga Kosova

news image

Mërgimtarët të cilët pas festave të fundvitit të cilat i kaluan në Kosovë e që tashmë po kthehen drejt vendeve ku veprojnë, po vijojnë të përballen me kolona të gjata në kufi.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikën e kalimit kufitar në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.

Radha e mjeteve ka shkuar deri në 400 metra.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga vendi nuk janë më të gjata se dhjetë minuta.

Ndërsa në të gjitha pikat e tjera të kalimit kufitar situata paraqitet normale kur pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga vendi nuk shkojnë më shumë se pesë minuta./Gazeta Sinjali/