Që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19, e deri më sot, kanë vdekur 1 mijë e 996 qytetarë të cilët ishin të infektuar me këtë virus, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 98 mijë e 341 nga 478 mijë e 625 personat që u testuan.
Deri tani, janë shëruar 82 mijë e 592 pacientë.
Kësisoj, numri i rasteve aktive momentalisht është 13 mijë e 763./Gazeta Sinjali/