Përveç fenomenit të emigrimit, Kosova po ballafaqohet edhe me vdekjen e qytetarëve, gjë që reflekton në ndryshim të numrit të popullsisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm vitin e kaluar në spitalet e përgjithshme të vendit kanë vdekur 1 mijë e 21 persona.
Numri më i madh i pacientëve të vdekur gjatë vitit 2019 është në Spitalin e Prizrenit, ku gjithsej kanë ndërruar jetë 318 persona.
Ndërsa, më së paku pacientë gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, gjithsej 19. /Gazeta Sinjali/