Dje janë bërë një vit nga konfirmimi i dy rasteve të para me COVID-19 në Kosovë. Që nga ajo ditë e deri më sot në Kosovë janë regjistruar 76 mijë e 688 raste pozitive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga kjo shifër 1 mijë e 696 prej tyre kanë ndërruar jetë, si pasojë e infektimit me këtë virus.
Ndërkaq, numri i atyre që arritën të shërohen nga COVID-19 është 64 mijë e 362.
Kështu, numri i rasteve aktive momentalisht është 10 mijë e 630 sosh./Gazeta Sinjali/