image Sindikata para Komisionit Parlamentar kërkon të kthehet normaliteti në AAC

Politikë

Sindikata para Komisionit Parlamentar kërkon të kthehet normaliteti në AAC

news image

Me ftesë të Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore, sot përfaqësuesit e  Sindikatës së Pavarur të Autoritetit të Aviacionit Civil raportuan para deputetëve mbi keqmenaxhimin e AAC-së nga ana e Bujar Ejupit dhe iu përgjigjën pyetjeve të shumta të deputetëve.

“Kultura ndëshkuese, diskriminimi në baza gjinore, degradimi i kapaciteteve mbikëqyrëse, konflikti i Ejupit me operatorët dhe hakmarrja e tij nga pozita e rregullatorit ishin vetëm disa nga temat e diskutuara gjatë takimit” thonë nga Sindikata e AAC-së.

Deputetët u shprehën të jenë të brengosur për situatën e krijuar në këtë institucion dhe ndikimin që kjo situatë ka në kryerjen e përgjegjësive ligjore primare e që është siguria e aviacionit civil.

Në takim është diskutuar për kërkesën/peticionin e pesë grave – zyrtare në AAC, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor.

Arianit Dobroshi, zyrtar i lartë për bashkëpunim në AAC, tha se të gjithë zyrtarët meritojnë trajtim dinjitoz.

Sipas tij, ata nuk po lejohen që ta kryejnë punën nga drejtori Bujar Eujpi. Madje ai ka kërkuar që ai sa më parë të shkarkohet duke e quajtur konfliktuoz e me sjellje jo të mira.

“Shkollimin e kam kryer në ShBA. Punoj që nga viti 2009 në AAC. Ne nuk po na lejohet të qetë të kryejmë punën tonë. Sindikatën e kemi themelua në vitin 2020 me qëllim t’i mbrojmë anëtarët tanë nga diskriminimi. “Ne jemi të njëjtit punonjës dhe tash po ndëshkohemi nga Bujar Ejupi. AAC ka qenë model në rajon.  Ne nuk habitemi nga kjo sjellje sepse kemi njohur nivelin e tij etik. Një njeri i tillë konfliktuoz duhet të shkojë sa më parë”, ka theksuar Dobroshi.

/GazetaSinjali/