image ​Zjarret në Australi kanë zhdukur mbi një miliard kafshë

Botë

Shoqata/ ​Zjarret në Australi kanë zhdukur mbi një miliard kafshë

news image

Më shumë se një miliard kafshë mund të jenë shfarosur nga zjarret, që dogjën 8,4 milionë hektarë në të gjithë Australinë, sipërfaqe kjo e barabartë me territorin e Austrisë, vlerëson WWF Australia.

“Shifrat e kafshëve të zhdukura, nga zjarret që po shkatërrojnë Australinë, janë përllogaritur duke përdorur një metodologji, që vlerëson ndikimin e shpyllëzimit mbi faunën australiane”, shpjegoi  WWF. 

Sipas kësaj shoqate, bëhet fjalë për një apokalips. /Gazeta Sinjali/