Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri për motive të dobëta, që ndodhi sonte në një lokal në Tiranë.
Sipas Policisë së Shtetit, 34-vjeçari K.B., gjatë një konflikti plagosi me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26-vjeç dhe goditi me pistoletë në kokë shtetasin R. M., 23-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një revole./Gazeta Sinjali/