Barcelona e ka identifikuar anësorin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, si objektiv kryesor për afatin kalimtar të janarit, raporton “Mundo Deportivo”.
“Blaugranët” po bëjnë gati një ofertë për shërbimet e anglezit në muajin janar, derisa 26-vjeçari ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij më Manchester Cityn.
Sterling nuk është lojtari i vetëm në radarin e Barcelonës, pasi është edhe Dani Olmo, ai i cili po kërkohet nga Barça edhe pse për shërbimet e tij ka shprehur interesim edhe skuadra gjermane RB Leipzig./Gazeta Sinjali Sporti/