Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, si dhe dy zyrtarë të projektit “Dialogu Social për Drejtësi Sociale, me të cilët ka biseduar për gjendjen në shëndetësi dhe kushtet e punëtorëve.
Reshitaj ka thënë që është koha e fundit që t’i jepet përkrahja e merituar profesionistëve shëndetësore, duke ofruar bashkëpunimin e saj në cilësinë e kryetares së komisionit.
“Është momenti i fundit që si institucione dhe vend të reflektojmë në përkrahje dhe ndihmë të profesionistëve shëndetësorë. Nuk guxojmë të vazhdojmë të përballemi me pasojat që të kuptojmë sa e rëndësishme është veprimi me kohë, në eliminimin e shkaktarit të këtyre problemeve. Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shpreha gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkëveprim, së bashku edhe me angazhimin e anëtarëve të tjerë të komisionit”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/