image Protesta e mantelbardhëve/ Blerim Syla paralajmëron grevë nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre

Shëndetësi

Protesta e mantelbardhëve/ Blerim Syla paralajmëron grevë nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla në Klan Kosova ka folur për arsyet e kësaj proteste.

Ai tha se kërkesa e FSShK-së është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes Ligjit të Pagave.

“Njerëzit shpesh po mendojmë se ne po kërkojmë vetëm para, por ne thjeshtë po kërkojmë atë që ka proklamuar Qeveria. Kanë proklamuar një barazi sociale, e ka rastin”, u shpreh Syla.

Syla paralajmëroni grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre.

“Sot do të mbahet protesta e dytë dhe nëse brenda javës nuk reflektojnë, një javë është e mjaftueshme. Nëse kjo nuk ndodh atëherë kërkesat janë që të futemi në grevë”, tha ai./GazetaSinjali/