image A mund të ketë sërish mbyllje për shkak të varianteve të reja të COVID-19, flet Vishaj - Sinjali

A mund të ketë sërish mbyllje për shkak të varianteve të reja të COVID-19, flet Vishaj

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive Arben Vishaj ka thënë se nuk mund të parashikojnë ashpërsim tjetër të masave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Vishaj ka thënë se natyra e virusit korona është e tillë që ka mundësi të transformohet që të pësojë mutacione të shumta dhe për këtë arsye aplikimi i masave është i nevojshëm.

Ai theksoi se në mjekimin intensiv janë në dispozicion 20 shtretër duke shtuar se kanë kapacitete edhe për 98 të tjerë.

Vishaj thekson se janë të gatshëm që të menaxhojnë çdo lloj të variantit të COVID-19.

“Ne nuk mund të prognozojmë mbyllje të tjera. Natyra e virusit Korona duket se është e tillë që ka mundësi të transformohet që të pësojë mutacione të shumta dhe për këtë arsye aplikimi i masave kundër epidemike është e nevojshme që të aplikohen kundër epidemike me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit. Jo vetëm gratë, por edhe burrat duhet të vaksinohen mbi 16 vjeç”, tha Vishaj për EO.

Pa dallim gjinie duhet të vaksinohen të gjithë sepse vaksina duket që është arma më e fortë për të parandaluar virusin e cila sëmundje po shkakton probleme të mëdha me numër të madh të vdekjeve të moshave të reja dhe te moshat e shtyra. Klinika Infektive i ka ata shtretër që ka pasur prej fillimit. 20 shtretër janë shndërruar në mjekimin intensiv. Dhe kemi një kapacitet prej 98 shtretër për trajtimin e pacientëve”, shtoi ai.

Barna kemi mjaftueshëm. Ajo çka është e rëndësishme është oksigjeni dhe kemi pasur tërë kohën. Ne jemi të gatshëm për çdo lloj varianti. Tani jemi në fazën kur kemi përgjysmim të hospitalizuarve dhe jemi duke e përcjell me dinamikë situatën”, tha Vishaj.

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë Blerim Syla, ka thënë se gratë shtatzëna duhet të jenë prioritet për t’u vaksinuar.

Iu bëjë apel të vaksinohen të gjitha. Dhe poashtu i bëjë apel komitetit për vaksinim që t’iu jepet prioritet grave shtatzëna. Ato duhet me qenë prioritet. Pasojat anti-Covid ende nuk dihen po do të kenë ato që nuk marrin vaksinat”, tha Syla.

Sipas tij, virusi po përhapet shumë shpejt te fëmijët, duke prekur edhe veshkën, mëlçinë dhe zemrën.

Ai theksoi se para fillimit të vitit shkollor duhet të bëhet edhe vaksinimi i fëmijëve të moshës 12 vjeç. Përveç variantit Mu, Syla tha se do të ketë edhe variante të tjera.

Te fëmijët është ka shihet që po përhapet shumë më shpejt mirëpo edhe te të rriturit. Virusi e prek edhe veshkën edhe mëlçinë edhe zemrën edhe sistemin nervor qendror. Nëse shteti ka mundësi le të marrin vaksinat dhe të bëhet vaksinimi”, shtoi ai.

Do të fillojë shkolla dhe mirë është për të filluar vaksinimi i fëmijëve për moshën 12 vjeç, të hapen më shumë qendra vaksinimi. Nuk është i fundit ky variant do të ketë edhe të tjerë. Andaj duhet të përgatitemi edhe për këtë variant”, përfundoi Syla./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin